Me urdhër të SPAK, në zonën e Kodrës së Diellit u kryen disa kontrolle mëngjesin e sotëm ndërsa mësohet se janë lëshuar disa masa sigurie mes të cilave, “arrest shtëpie” për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanajn dhe ‘arrest me burg’ për biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri.
Hetimet po kryhen nga prokurori i posaçëm Bledar Maksuti lidhur me abuzimet me tenderat e AKSHI-t. Kujtojmë se një javë më parë Karçanaj u shfaq në SPAK ku u mor në pyetje për 3 orë lidhur me abuzimet e kryera me tenderat e agjencisë që drejton.
Gjatë ditëve të fundit, hetuesit kanë thirrur dhe marrë në pyetjeve 25 zyrtarë të AKSHI-t, që janë kryesisht anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe anëtarë të Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave. Versus.al



