Përveçse në rrugët e Tiranës dhe të Durrësit, punimet që po kryhen në segmentin e Vorës deri tek Ura e Dajlanit kanë sjellë trafik kilometrik edhe në Elbasan.
Qindra mjete janë drejtuar drejt Elbasanit për të dalë më pas në jug, duke sjellë trafik të rënduar në hyrje dhe dalje të qytetit.
Policia, pa ndonjë zgjidhje konkrete, ka kërkuar nga qytetarët mirëkuptim për t’u dhënë përparësi investimeve për mbushjen e gropave në rrugën Tiranë-Durrës. Versus.al







