AKTUALITET /

Ekstradohen nga Dubai vëllai i Mir Pepës dhe vëllai i Edmond Papës

Sipas Policisë së Shtetit, të ekstraduarit akuzohen për përfshirje në veprimtari kriminale që lidhen me trafikimin e narkotikëve, krimet kompjuterike dhe pastrimin e parave

Shkruar nga Versus

Ekstradohen nga Dubai vëllai i Mir Pepës dhe vëllai i Edmond

Ekstradohen nga Dubai vëllai i Mir Pepës dhe vëllai i Edmond Papës.

Ata janë mes 6 shtetasve shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar që pritet të ekstradohen sot nga Dubai drejt Shqipërisë, në kuadër të bashkëpunimit mes autoriteteve shqiptare dhe atyre të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Sipas Policisë së Shtetit, të ekstraduarit akuzohen për përfshirje në veprimtari kriminale që lidhen me trafikimin e narkotikëve, krimet kompjuterike dhe pastrimin e parave.

Bëhet fjalë për shtetasit:

Kristo Qirici alias Jetmir Hoxha alias Jetmir Qirici;

Shkëlzen Kraja;

Ilir Lazri alias Ilir Sula;

Aleks Pepaj alias Shkëlqim Pepaj;

Devit Patrut alias Elidon Skendaj alias Devid Boraj alias Fatmir Pepaj;

Merxhan Çeliku.

Sipas hetimeve, Kristo Qirici dhe Shkëlzen Kraja dyshohen si pjesëtarë të një grupi kriminal që kultivonte kanabis në zonën e Sarandës dhe në fshatrat përreth gjatë viteve 2019-2021. Pas kultivimit, lënda narkotike dyshohet se trafikohej drejt vendeve të Bashkimit Europian përmes rrugëve ndërkombëtare të kontrabandës.

Ekstradimi i tyre vjen pas operacioneve të koordinuara mes strukturave të Policisë së Shtetit dhe autoriteteve ligjzbatuese në Emiratet e Bashkuara Arabe, duke shënuar një tjetër goditje ndaj grupeve kriminale që veprojnë jashtë territorit shqiptar.

Autoritetet shqiptare pritet të japin më shumë detaje mbi akuzat konkrete dhe procedurat gjyqësore që do të ndiqen ndaj të ekstraduarve pas mbërritjes së tyre në Shqipëri.Versus.al

Poll