AKTUALITET /

EMRAT/ Vlorë, u përplasën me policinë gjatë protestës në Zvërnec, gjykata lë në burg 2 punonjës të sigurisë private

Dy rojet e sigurisë dolën para Gjykatës së Vlorës, pas arrestimit të tyre në lidhje me ngjarjet e regjistruara gjatë protestës në zonën e Zvërnecit

Shkruar nga Versus

EMRAT/ Vlorë, u përplasën me policinë gjatë

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” 2 punonjësit e sigurisë private, Artur Grami dhe Gazmend Vathi.

Dy rojet e sigurisë dolën para Gjykatës së Vlorës, pas arrestimit të tyre në lidhje me ngjarjet e regjistruara gjatë protestës në zonën e Zvërnecit.

Gjykata ka vendosur ndaj tyre masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa sipas hetimeve paraprake ata dyshohet se kanë qenë të përfshirë në tërheqjen zvarrë të një qytetari gjatë protestës kundër projektit që po zhvillohet në këtë zonë.

Prokuroria po vijon verifikimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe rolin e secilit prej personave të përfshirë.

Më herët, e njëjta masë sigurie është caktuar edhe për Geraldo Bibën, punonjës i kompanisë së sigurisë private “Major Security”, i cili akuzohet për ushtrim dhune ndaj një protestuesi gjatë përplasjes së ndodhur në terren.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta publike dhe ka rikthyer në vëmendje debatin mbi menaxhimin e protestave dhe përdorimin e forcës ndaj qytetarëve. Hetimet për rastin vijojnë. Versus.al

Poll