
Policia e Sarandës dhe policia bashkiake ka larguar sot 14 mole detare, të ndërtuara prej vitesh.
Aksioni u krye sot pas vendimit të Këshillit Bashkiak të Sarandës për reduktimin e numrit të korridoreve ujore në Ksamil.
Aksioni nuk ka hasur në rezistencën e pronarëve të mjeteve lundruese, të cilët janë treguar bashkëpunues.
Ndërkohë në Sarandë është bllokuar dhe sekuestruar një anije, e cila pas kontrollit, ka dyshimet se posedonte dokumentacion të falsifikuar. Versus.al

