Dy të plagosurit nga aksidenti i rëndë në Borsh ditën e sotme po marrin ndihmën e shpejtë në spitalin e Sarandës.
Drejtuesi i mjetit Myfit Qejvanaj sipas bluza të bardhave është në gjendje të rëndë pasi ka frakturë në këmbën e djathtë, njëherazi hemorragji dhe shembje në trup.
Sipas mjekëve ai do të niset me helicopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Ndërkohë i plagosuri tjetër Petrit Kapllanaj, pasagjer në furgon, ka vetëm shembje. Gjendja e tij jashtë rrezikut për jetën dhe do trajtohet në spitalin e Sarandës. Nga verfikimet e para dyshohet që aksidenti të ketë ndodhur për shkak të shpejtësisë nga drejtuesi i mjetit,Myfit Qejvani.
Ndërsa viktimat janë Kastriot Mehmeti dhe Donika Mehmeti (Proda). 60 vjeçari Kastriot Mehmeti, merrej me shitjen e peshkut me mjetin e tij në restorantet e Sarandës dhe jo vetëm, ndërsa bashkëshortja, infermiere në spitalin e Sarandës./Versus.al







