AKTUALITET /

Morën peng punonjësit e Tatimeve në Golem, arrestohen administratori i ''Prestige Resort'' dhe 4 punonjësit

Zyrtarët e Tatimeve kishin shkuar në resortin turistik për kontrolle me Task Forcën e ngritur, por u morën peng brenda biznesit.

Shkruar nga Versus
Morën peng punonjësit e Tatimeve në Golem, arrestohen
Prestige Resort

Durrës- Policia ka arrestuar administratorin dhe 4 punonjës të ''Prestige Resort'' në Golem pasi dyshohet se kanë mbajtur peng për disa orë punonjësit e Task Forcës së Drejtorisë së Tatimeve.

Në pranga kanë rënë:
Saimir Ndreca 34 vjeç, administrator i resortit;
Zaho Jaçaj, 56 vjeç, shef finance në resort;
Artan Kasa, 56 vjeç, shef i sigurisë;
Hamid Sula, 64 vjeç, punonjës sigurie;
Bujar Agolli, 57 vjeç, punonjës sigurie.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme kur punonjësit e Tatimeve ishin paraqitur në ambientet e resortit duke ushtruar detyrën e tyre. Administratori i ndihmuar nga shefi i Financës dhe 3 punonjës sigurie, mbajtën peng zyrtarët shtetërorë.

Prokuroria po heton për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të marrë veprime të mëtejshme. Versus.al

Poll