Prokuroria e Posaçme ka firmosur 8 masa sigurie të lëshuara për abuzime me tenderat e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. Mes tyre janë edhe zv.drejtori i policisë së Tiranës Erion Ismaili si dhe drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj.
Masat e sigurisë:
Arrest në burg, Ergys Agasi
Arrest në burg, Ermal Beqiri
Arrest në shtëpi, Mirilda Karçanaj
Arrest në shtëpi, Hava Delibashi
Pezullim nga detyra dhe ndalim për të dalë jashtë vendit, Erion Ismaili
Ndalim për të dalë jashtë vendit për Andis Papa, Gëzim Hoxha, Rogers Rryta.
Veprat e dyshuara nga SPAK:
Për veprat penale të "Shkelja e barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike", "Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës".
"Heqja e paligjshme e
lirisë", e kryer në formën e veçanta të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe "Grupi i strukturuar kriminal",
"Kryerja e veprave penale nga
organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal", si dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale" të parashikuara nga nenet, 258/2, 110, 170/b c 28/4 dhc 333/a dhe 334 te Kodit Penal. Versus.al

