FIER – Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e djeshme në fshatin Shtyllas të Fierit, ku një 58-vjeçar është plagosur rëndë me mjet prerës pas një konflikti për motive të dobëta.
Sipas policisë, shtetasi Pashuk Paluca, 63 vjeç, dhe djali i tij Ndue Paluca, 40 vjeç, dyshohet se goditën me sopatë shtetasin Llesh Markun, 58 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Policia ndërhyri menjëherë në vendngjarje dhe arrestoi në flagrancë 63 vjeçarin, ndërsa po punohet për kapjen e djalit të tij, i cili është shpallur në kërkim.
Ndaj 63 vjeçarit rëndon akuza “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë. Si provë materiale është sekuestruar sopata me të cilën dyshohet se u krye sulmi.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme./Versus.al







