AKTUALITET /

EMRAT/ Tragjedi në Lezhë, 2 të mitura nga Fushë-Kruja mbyten në plazhin e Tales

Sipas të dhënave të para, viktima kanë mbetur dy vajza, 9 dhe 11 vjeç nga Fushë Kruja

Shkruar nga Versus

EMRAT/ Tragjedi në Lezhë, 2 të mitura nga Fushë-Kruja mbyten

Një ngjarje e rëndë dhe mjaft tragjike ka ndodhur ditën e sotme në bregdetin e Lezhës, ku dy fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e mbytjes në det.

Sipas të dhënave të para, viktima kanë mbetur dy vajza, 9 dhe 11 vjeç nga Fushë Kruja.

Viktimat, Jonida Dajlani dhe Adelajda Misha, dyshohet se janë mbytur teksa ndodheshin në një plazh publik të pamenaxhuar. Trupat e pajetë janë nxjerrë nga deti dhe janë transportuar në morgun e Spitalit Rajonal të Lezhës.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj tragjedie.Versus.al

Poll