
Vendi pritet të përfshihet nga kushte atmosferike të qëndrueshme dhe kryesisht kthjellime gjatë javës së ardhshme, ndërsa temperaturat do të vijojnë në rritje, duke arritur vlera ekstreme për stinën.
Ditët e para të javës do të karakterizohen nga mot i kthjellët, por me mundësi vranësirash kalimtare të martën dhe të mërkurën, të cilat mund të sjellin reshje shiu në zonat kodrinore dhe malore.
Sinoptikanët thonë se temperaturat gjatë ditës do të luhaten në 36–37 gradë Celsius në fillim të javës, ndërsa në mesjavë pritet një rritje e mëtejshme, duke arritur deri në 41 gradë Celsius.
Sipas parashikimit, edhe temperaturat minimale do të pësojnë rritje, duke zbritur jo më poshtë se 24 gradë në orët e mëngjesit, çka sjell net të nxehta apo “tropikale”, veçanërisht në zonat urbane.
Era do të fryjë e lehtë, me shpejtësi rreth 4–5 metra në sekondë, pa ndikim të ndjeshëm në situatën e përgjithshme atmosferike.
Sinoptikanët këshillojnë kujdes gjatë orëve të pikut të nxehtësisë, sidomos për grupet e ndjeshme të popullsisë.Versus.al

