
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur sot në Gjykatën Administrative në kryeqytet, ku ka paraqitur një kërkesë lidhur me procesin ndaj tij.
Veliaj ka kërkuar që të shpallet i paligjshëm prokurori i çështjes, duke kundërshtuar veprimet procedurale të ndjekura në hetim.
Ai është shoqëruar nga forcat e policisë gjatë transportimit nga ambientet e paraburgimit në Durrës drejt Tiranës, për të marrë pjesë në seancën gjyqësore.
Seanca pritet të shqyrtojë kërkesat e paraqitura nga mbrojtja e tij, ndërsa procesi vijon në kuadër të çështjes që po ndiqet ndaj kryebashkiakut.
Gjykata Administrative refuzoi sërish kërkesat e gazetarëve për transmetimin apo regjistrimin e seancës live në procesin e padisë së Veliajt kundër Ols Dados.
Gjykata thotë se vendimi i gjyqtarit Hazbi Balliu për të mos lejuar transmetimin e seancës live është marrë më 8 maj dhe është ende në fuqi.
Si në seancën e kaluar, kamerat do të jenë sallë vetëm në fillimin e seancës, për pjesën teknike, si edhe kur te jepen vendime të ndërmjetme ose përfundimtare.
Në seancën e 8 majit, KLP ndau të njëjtin qëndrim me mbrojtjen e prokurorit Dado në kërkesën për moslegjitimin të paditësit, që Veliaj e quajti një turp për institucionin Kryebashkiaku i kërkoi Gjykatës që të njihet me prapësimet e KLP-së.Versus.al

