AKTUALITET /

Vrasja e Renis Dobrës, lihen në burg vëllezërit Bushgjoka dhe Çakrin, kërkojnë falje për rrahjen gjatë seancsës së shkuar

Në nisje të seancës, të pandehurit kanë kërkuar ndjesë ndaj gjykatës dhe prokurorisë për incidentin e ndodhur gjatë seancës së mëparshme, ku u regjistruan përplasje fizike dhe tensione në sallën e gjyqit

Shkruar nga Versus

Vrasja e Renis Dobrës, lihen në burg vëllezërit Bushgjoka

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka konfirmuar masën e sigurisë “arrest në burg” për vëllezërit Kristi, Fation dhe Aleksandër Bushgjokaj, si dhe për Petrit Hoxhën, i njohur ndryshe me nofkën “Çakri”.

Në nisje të seancës, të pandehurit kanë kërkuar ndjesë ndaj gjykatës dhe prokurorisë për incidentin e ndodhur gjatë seancës së mëparshme, ku u regjistruan përplasje fizike dhe tensione në sallën e gjyqit. Sipas informacioneve, vëllezërit Bushgjokaj dhunuan Petrit Hoxhën, duke shkaktuar trazira dhe alarm tek autoritetet e sigurisë.

Megjithatë, ata kanë vijuar të mbrojnë qëndrimin e tyre, duke pretenduar se janë provokuar nga Hoxha dhe se ai ka bërë shpifje në adresë të tyre.

Katër të dyshuarit akuzohen për rrëmbimin dhe vrasjen e të riut Renis Dobra, ngjarje e ndodhur më 8 korrik 2025 në zonën e Matit.

Ndërkohë, hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë nën drejtimin e SPAK, ndërsa të arrestuarit do të mbeten në paraburgim pas vendimit të fundit të GJKKO-së.Versus.al

Poll