POLITIKË /

Ilir Meta: 100 dëshmitarë të tjerë në gjyq përveç atyre që ka thirrur SPAK! Letër porosi edhe për Charles McGonigal

Meta thekson se “koha e deduksioneve ka mbaruar” dhe se tashmë procesi duhet të kalojë në fazën e dëshmive dhe hetimeve të drejtpërdrejta në gjykatë.

Shkruar nga Versus

Ilir Meta: 100 dëshmitarë të tjerë në gjyq

Kryetari i Partisë së Lirisë, ish-presidenti Ilir Meta, ka reaguar lidhur me procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj tij dhe bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta deklaron se ai dhe mbrojtja e tij mirëpresin dëshmitarët e thirrur nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), duke theksuar se bëhet fjalë për rreth 100 persona.

Ai shton se pala e tij do të kërkojë gjithashtu thirrjen e rreth 100 dëshmitarëve të tjerë, përfshirë shtetas të huaj, diplomatë dhe zyrtarë amerikanë, si dhe përfaqësues të kompanive lobuese të lidhura me LSI.

Sipas Metës, mes personave që kërkohen të dëshmojnë janë edhe drejtues të kompanive ndërkombëtare dhe figura të përmendura në kontrata lobimi, si dhe përfaqësues të McKeon Group.

Ai gjithashtu përmend se do të kërkohen pyetje përmes letërporosive edhe për ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal, duke e lidhur çështjen me zhvillime të mëparshme në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane.

Meta thekson se “koha e deduksioneve ka mbaruar” dhe se tashmë procesi duhet të kalojë në fazën e dëshmive dhe hetimeve të drejtpërdrejta në gjykatë.

 
Poll