
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar blerjen e tokës së blerë në Jal, nga grupi që lidhet me pastrimin e parave të trafikut të drogës, ku sipas dokumenteve të përmendura prej tij, shoqëria “Seaview Development”, e lidhur me “Aliu Road House”, ishte përfshirë në projektin për ndërtimin e një hoteli me pesë yje.
Ai tha se kompania kishte aplikuar për leje ndërtimi për një resort turistik në zonën e Jalës, Bashkia Himarë
Berisha tha se persona të lidhur me grupin kriminal të Dritan Gjikës, Eldi Dizdarit dhe Shpëtim Aliut kanë blerë mbi 15 mijë metra katrorë tokë në Jalë për vetëm 54 mijë euro.
Sipas tij, në qendër të skemës së pastrimit të parave qëndronte Isa Aliu, vëllai i Shpëtim Aliut, të cilin e përshkroi si një nga figurat kryesore të grupit të akuzuar për trafikimin e rreth 50 tonëve kokainë gjatë viteve 2020-2021.
Sipas Berishës, ajo që ngre më shumë dyshime është çmimi me të cilin janë blerë pronat. Ai deklaroi se rreth 15 mijë metra katrorë tokë janë blerë për vetëm 6 milionë lekë të reja, ose rreth 54 mijë euro, duke e përllogaritur vlerën në rreth 3.2 euro për metër katror.
“Siç e shikoni, pranë 15 mijë metër katrorë tokë janë blerë me vetëm 3.2 euro metri katror”, u shpreh Berisha, duke kërkuar hetime për mënyrën e realizimit të këtyre transaksioneve.Versus.al

