POLITIKË /

VIDEO/ Protestuesit i kërkuan dje të largohet nga protesta, deputeti socialist: Ishte grup i dhunshëm

Në një video postuar në rrjetet sociale, Bido thotë se, ka dy lloje protestuesish: ata që dalin me kërkesa të qarta dhe pas përfundimit të tubimit mbledhin mbeturinat dhe largohen dhe grupi i dytë janë ata që shkaktojnë trazira.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Protestuesit i kërkuan dje të largohet nga protesta, deputeti

Deputeti i PS, Ardit Bido,  ka reaguar sot pas incidentit të ndodhur një ditë më pare në protestën qytetare, ku ai vendosi të hyjë mes tyre dhe t’u flasë.

Në një video postuar në rrjetet sociale, Bido thotë se, ka dy lloje protestuesish: ata që dalin me kërkesa të qarta dhe pas përfundimit të tubimit mbledhin mbeturinat dhe largohen dhe grupi i dytë janë ata që shkaktojnë trazira.

 “Ka dy lloje protestash ku qytetarët dalin me kërkesa të qarta, pas protestës mbledhin mbeturinat dhe kthehen në shtëpitë e tyre. Ka edhe një lloj tjetër proteste, atë të agresivitetit, të fyrerjeve dhe dhunës verbale që e kemi parë shpesh në rrjete sociale dhe që dje e pamë edhe ‘live’.

Teksa dilja nga Parlamenti dje, ndalova te disa protestues duke komunikuar normalisht. Më vonë erdhi një grup i madh agresiv, me fyerje dhe dhunë. Në kaq vite punë nuk më gjeni asnjë moment që kam fyer, kam etiketuar pa fakte, sepse nuk mendoj që kjo shoqëri ka nevojë për këtë lloj dhune dhe agresiviteti”, shprehet Bido.

Poll