MAGAZINË /

“M’u lut për një foto”, Trump sulmon Melonin pas samitit të G7, reagon kryeministrja italiane

Në një intervistë për emisionin “L’Aria che Tira” në televizionin italian La7, presidenti amerikan deklaroi se Meloni kishte kërkuar të bënte një foto me të

Shkruar nga Versus

“M’u lut për një foto”, Trump sulmon Melonin pas

Pak ditë pas takimit të tyre në samitin e G7, presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni kanë shkëmbyer disa deklarata të ashpra.

Gjithçka nisi nga Trump, i cili pavarësisht se u duk se mes tyre gjithçka shkonte mire, ka rikthyer kritikat ndaj lideres italiane, duke u shprehur se ajo ishte e interesuar për vëmendjen e tij.

Në një intervistë për emisionin “L’Aria che Tira” në televizionin italian La7, presidenti amerikan deklaroi se Meloni kishte kërkuar të bënte një foto me të.

“Me shumë gjasa ajo është e lumtur që i fola. M’u lut të bëja një foto me të, më erdhi keq për të”, u shpreh Trump, duke lënë të kuptohet se kryeministrja italiane kishte kërkuar afrim politik dhe personal me të.

Deklaratat e tij kanë shkaktuar reagimin e menjëhershëm të Melonit, e cila i ka cilësuar pretendimet si të pavërteta dhe fyese.

“Jam e habitur. Nuk e kuptoj pse presidenti amerikan sillet në këtë mënyrë me aleatët e tij. Nuk është hera e parë që ndodh”, deklaroi ajo.

Kryeministrja italiane kritikoi gjithashtu qasjen e Trump ndaj aleatëve perëndimorë, duke thënë se ai tregohet më i ashpër me partnerët sesa me kundërshtarët e Perëndimit.

“Mund të them vetëm se më vjen keq që nuk tregon të njëjtën vendosmëri ndaj armiqve të Perëndimit dhe ndaj liderëve me të cilët tregohet shumë më i butë. Një gjë duhet ta mbajë mend: unë dhe Italia nuk përgjërohemi kurrë”, u shpreh Meloni.Versus.al

Poll