MAGAZINË /

VIDEO/ "Babai i Messi-t ka vdekur", lajmi që tronditi Argjentinën në Botëror! Prezantuesja kërkon falje me lot në sy, shkarkohet i gjithë stafi përgjegjës i TV

Lajmi i pavërtetë u dha në emisionin “El Show del Verano”, duke shkaktuar konfuzion dhe reagime të menjëhershme në studio dhe në publik. Më pas u konfirmua se informacioni ishte i pasaktë.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ "Babai i Messi-t ka vdekur", lajmi që tronditi

Një gabim i rëndë në transmetim televiziv ka shkaktuar tronditje në Argjentinë, pasi gjatë një programi u raportua gabimisht vdekja e babait të futbollistit Lionel Messi, Jorge Messi.

Lajmi i pavërtetë u dha në emisionin “El Show del Verano”, duke shkaktuar konfuzion dhe reagime të menjëhershme në studio dhe në publik. Më pas u konfirmua se informacioni ishte i pasaktë.

Emisioni u ndërpre menjëherë pas gabimit, ndërsa më vonë prezantuesja Florencia Peña kërkoi falje publike, duke u shfaqur e përlotur dhe duke deklaruar se lajmi i ishte dhënë nga redaksia gjatë transmetimit.

Televizioni ka reaguar duke kërkuar ndjesë për ngjarjen dhe duke njoftuar masa të ashpra, përfshirë shkarkimin e stafit përgjegjës për përhapjen e informacionit të rremë.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik argjentinas, duke nxjerrë në pah edhe një herë rrezikun e lajmeve të pakonfirmuara në transmetimet live.Versus.al

Poll