MAGAZINË /

Botërori 2026/ Tifozi gjerman padit autorët e fotos virale me Hitlerin, e krijuar nga IA

Bëhet fjalë për Jan Weitzel nga qyteti Alsfeld, i cili ka deklaruar për mediat gjermane se është tronditur kur mësoi për qarkullimin e imazhit të rremë pas fitores 7–1 të Gjermanisë ndaj Curaçao në Houston.

Shkruar nga Versus

Botërori 2026/ Tifozi gjerman padit autorët e fotos virale me

Një tifoz gjerman ka nisur procedurë ligjore pasi një foto e manipuluar me inteligjencë artificiale, ku ai paraqitej si Adolf Hitler në tribunat e Botërorit 2026, u përhap gjerësisht në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për Jan Weitzel nga qyteti Alsfeld, i cili ka deklaruar për mediat gjermane se është tronditur kur mësoi për qarkullimin e imazhit të rremë pas fitores 7–1 të Gjermanisë ndaj Curaçao në Houston.

Edhe pse ai nuk identifikohet qartë në foto, në imazhin e manipuluar shihet djali i tij, çka ka shtuar shqetësimin e familjes.

Sipas raportimeve, një postim në rrjetin social X që pretendonte se tregonte tifozë gjermanë pranë një figure që i ngjante Hitlerit ka marrë mbi një milion shikime. Verifikimet e fakteve kanë treguar se materiali ishte krijuar me mjete të inteligjencës artificiale.

Po ashtu, në rrjet kanë qarkulluar edhe video të rreme që pretendonin se tifozët gjermanë po bënin përshëndetjen naziste.

Jan Weitzel ka bërë të ditur se e ka raportuar rastin te autoritetet në Gjermani dhe në SHBA, ndërsa ka kontaktuar edhe FBI-në. Ai dyshon se autori mund të jetë nga Shtetet e Bashkuara.

Pavarësisht ngjarjes, ai është shprehur se nuk do të heqë dorë nga ndjekja e Botërorit dhe do të udhëtojë me djalin e tij për ndeshjen e radhës së Gjermanisë.Versus.al

Poll