
Ka nisur në “MetLife Stadium” të New York-ut ndeshja mes Francës dhe Senegalit, e vlefshme për Grupin I të Botërorit 2026.
Franca, një nga pretendentet kryesore për fitimin e trofeut, hyn në këtë takim si favorite, ndërsa përballet me një Senegal të fortë dhe me lojtarë cilësorë në përbërje.
Në prag të sfidës, trajneri i Francës, Didier Deschamps, deklaroi se ekipi i tij do të përballet me një kundërshtar shumë konkurrues, që ka arritur deri në finalen e Kupës së Afrikës. Ai gjithashtu ka bërë të ditur se ky mund të jetë Botërori i tij i fundit në krye të përfaqësueses franceze.
Takimi Francë–Senegal konsiderohet një nga ndeshjet më interesante të grupit, ndërsa për Grupin I është në program edhe sfida Irak–Norvegji, e cila luhet në orën 12:00.
FORMACIONET ZYRTARE
Franca: Maignan, Upamecano, Saliba, Koundé, Theo Hernández, Tchouaméni, Rabiot, Dembélé, Olise, Doué, Mbappé.
Trajner: Didier Deschamps
Senegali: Mendy, Koulibaly, Diatta, Niakhaté, Diouf, I. Gueye, Camara, P. Gueye, Mané, Jackson, Sarr.
Trajner: Pape Thiaw

