
Mimoza Ahmeti u shpall fituese e edicionit të tretë të “Ferma VIP”, duke rrëmbyer çmimin prej 129 mijë eurosh. Në dyshen finale ajo u përball me balerinin Ilir Shaqiri, me të cilin ka patur vazhdimisht debate gjatë këtij edicioni.
Që prej ditës së parë të formatit televiziv, poetja arriti të fitonte zemrat e publikut me shprehjet e saj spontane që shkaktonin të qeshura. Mbështetja për të u kuptua edhe nga rritja e madhe e numrit të ndjekësve në rrjetet e saj sociale.
Pas shpalljes së rezultatit, Moza falënderoi publikun dhe produksionin për mbështetjen gjatë këtij rrugëtimi.
“Falënderoj produksionin, por pa publikun nuk do të isha këtu. Nga ana tjetër, bashkëjetova për disa muaj dhe pa raportet e gjithsecilit nuk do t’i kisha bërë ato zbulime që bëra”, u shpreh shkrimtarja ndër të tjera. Versus.al

