
Portugalia ka nisur me rezultat zhgënjyes fushatën e saj në Botëror, pasi është ndalur në barazim 1-1 nga Republika Demokratike e Kongos, në ndeshjen e Grupit K.
Skuadra luzitane e nisi takimin në mënyrë dominuese dhe kaloi në avantazh shumë shpejt. Në minutën e 6-të, João Neves shënoi me kokë pas një krosimi të saktë, duke i dhënë Portugalisë epërsinë 1-0.
Në fundin e pjesës së parë, Kongo reagoi dhe arriti të barazojë rezultatin. Ëissa realizoi me kokë pas një goditjeje nga këndi, duke çuar shifrat në 1-1.
Në pjesën e dytë, Portugalia shtoi presionin në kërkim të golit të fitores, por pa sukses. Cristiano Ronaldo pati dy raste të mira shënimi, por nuk arriti të konkretizojë.
Ndërkohë, edhe Kongo rrezikoi në disa momente, madje duke goditur shtyllën, ndërsa ndeshja u mbyll me ndarjen e pikëve.
Në ndeshjen e radhës, Portugalia do të përballet me Uzbekistanin, ndërsa Republika Demokratike e Kongos do të luajë ndaj Kolumbisë.Versus.al

