
Publikohen pamje të reja nga aksidenti i ndodhur një ditë më parë në Elbasan, ku një autobus që transportonte nxënës u përplas me një automjet.
Në pamjet e publikuara shihet momenti i përplasjes, ku automjeti dyshohet se ka qenë duke kryer një parakalim dhe është përplasur drejtpërdrejt me autobusin.
Si pasojë e goditjes, autobusi ka humbur drejtimin dhe ka devijuar nga rruga, duke u përplasur më pas me një tabelë të vendosur në anë të aksit rrugor, pranë një karburanti.
Në momentin e aksidentit, autobusi transportonte nxënës. Ngjarja ka rikthyer vëmendjen te siguria në rrugë dhe transporti i nxënësve, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të përplasjes.Versus.al

