AKTUALITET /

“Koha e gjuetisë së gjobave ka mbaruar”, Hita: Policia do të monitorojë rrugët me teknologji

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, tha se radarët automatikë, sistemet “Poliscan” dhe dronët do të përdoren për të evidentuar në kohë reale shkeljet në rrugë, pa ndaluar automjetet

Shkruar nga Versus

“Koha e gjuetisë së gjobave ka mbaruar”, Hita: Policia do

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka deklaruar se mënyra e kontrollit në rrugë po hyn në një fazë të re, ku teknologjia do të ketë rolin kryesor në evidentimin e shkeljeve.

Gjatë një aktiviteti për sigurinë rrugore, Hita u shpreh se “koha e gjuetisë së gjobave ka mbaruar”, duke theksuar se tashmë identifikimi i shkeljeve do të bëhet përmes pajisjeve inteligjente dhe jo vetëm nga kontrollet fizike të policisë.

Sipas tij, radarët automatikë, sistemet “Poliscan” dhe dronët do të përdoren për të evidentuar në kohë reale shkeljet në rrugë, pa ndaluar automjetet dhe pa krijuar pengesa për drejtuesit që respektojnë rregullat.

Hita bëri apel për më shumë kujdes nga drejtuesit e mjeteve, duke theksuar se shpejtësia e lartë, përdorimi i celularit gjatë drejtimit, parakalimet e rrezikshme dhe drejtimi nën efektin e alkoolit janë ndër shkaqet kryesore të aksidenteve.

Ai nënvizoi se krahas kontrollit dhe teknologjisë, rëndësi të veçantë ka edhe edukimi për sigurinë rrugore, veçanërisht te brezat e rinj.

Në prag të sezonit turistik, kreu i Policisë së Shtetit bëri të ditur se janë hartuar plane të posaçme për menaxhimin e trafikut, me fokus të veçantë në akset turistike dhe zonat bregdetare, ku pritet rritje e fluksit të automjeteve gjatë verës.Versus.al

Poll