AKTUALITET /

EMRI/ Furnizonte grupet kriminale me armë zjarri dhe drogë, arrestohet në Tiranë ish-ushtaraku

Sipas njoftimit të policisë, Altin Celami përdorte taksinë e tij për të transportuar armët dhe municionin luftarak, në mënyrë që të shmangte kontrollin policor.

Shkruar nga Versus
EMRI/ Furnizonte grupet kriminale me armë zjarri dhe drogë, arrestohet
Altin Celami/ Momenti i arrestimit të tij nga policia

Një ish-ushtarak 46-vjeçar, i punësuar si taksist, është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se furnizonte grupe kriminale me armë zjarri dhe lëndë narkotike.

Sipas njoftimit të policisë, Altin Celami përdorte taksinë e tij për të transportuar armët dhe municionin luftarak, në mënyrë që të shmangte kontrollin policor.

Gjatë kontrollit të kryer në automjet, banesë dhe kontrollit fizik, blutë sekuestruan:

4 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, të cilat nga hetimet dyshohet se do t’iu shiteshin grupeve kriminale, lëndë narkotike kokainë dhe pjesë të ndryshme arme të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sëbashku me automjetin.

Altin Celami u arrestua edhe më 4 tetor të vitit 2022 së bashku me 14 persona të tjerë, të cilët operonin si një grup kriminal që kryente vrasje me pagesë. Para arrestimit, ky grup kriminal tentoi edhe vrasjen e Aleksandër Jahos, i njohur ndryshe si Rrumi i Shijakut.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4 në bashkëpunim me Seksionin e Trafiqeve, operacioni policor i koduar “Gun Expert”, i ndjekur me metoda speciale hetimi.

Sekuestrohen 4 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, lëndë narkotike kokainë dhe pjesë të ndryshme armësh.

Furnizonte grupe kriminale me armë zjarri, vihet në pranga 46-vjeçari që përdorte taksinë e tij për të shmangur kontrollet policore.

46-vjeçari i implikuar edhe më parë për të njëjtin aktivitet kriminal.

Komisariati i Policisë Nr. 4 në bashkëpunim me Seksionin e Trafiqeve të DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, si rezultat i një hetimi të ndjekur me metoda speciale, finalizoi operacionin policor të koduar “Gun Expert”.

Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë, në Rrugën e Dibrës, shtetasi Altin Celami, 46 vjeç, banues në Tiranë, teksa drejtonte automjetin tip taksi.

Gjatë kontrollit fizik, të automjetit dhe të banesës, iu gjetën 4 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, të cilat nga hetimet dyshohet se do t’iu shiteshin grupeve kriminale, lëndë narkotike kokainë dhe pjesë të ndryshme arme të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sëbashku me automjetin.

Punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale./Versus.al

 

Poll