Shkodër- Një ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen Salo Halili ku një 38 vjeçar i cili po punonte për riparimin e kabllos së internetit, ra në kontakt me energjinë elektrike dhe humbi jetën.
Bëhet fjalë për Arvjo Fishtën i cili ishte punonjës i një kompanie interneti. I ndjeri ishte baba i dy fëmijëve ndërsa më herët kishte qenë ish-trajner portierësh.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes ndërsa rasti rithekson edhe njëherë pasigurinë e madhe të kabujve elektrikë dhe mungesën e masave të ndërmarra. Versus.al
