MAGAZINË /

U kap nga Jozi dhe u detyrua ta puthte, Stresi: U tregova strateg për të qetësuar situatën

Shkruar nga Versus

U kap nga Jozi dhe u detyrua ta puthte, Stresi: U tregova strateg për

Reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi ka reaguar sërish për sherrin që pati me ish-banorin e Big Brother VIP4, Jozin pasi ku i fundit shfaqej në një video ku i kërkonte ta puthte pasi e kishte kapur.

Në një intervistë për Prive, Stresi tha se as nuk është marrë peng dhe as nuk është dhunuar siç pretendojnë komentuesit në rrjetet sociale, por sipas tij ishte një video për qejf. Më tej tha se ishte treguar ‘strateg’ për të shmangur një ngjarje që mund të kishte qenë edhe më e rëndë për të.

‘’Kemi qenë në koncert, kur jam kthyer kemi ndaluar në zonën ku rrinë ata për të pirë dicka. Nuk është se më ndali dikush mua, aty jemi parë. Shyqyr zotit nuk ndodhi përplasja fizike se sot duhet të jesh edhe strateg për të qetësuar situatën. Jemi distancuar komplet nga njerëzit. E lamë aty atë muhabet. Nga dicka shumë e madhe, u qetësua. Nga vjen ai aty i kam edhe shokët. Dhe thamë hajde e bëjmë një video për qejf. Jam pak kopil me mendje, nuk mundesh të më shohësh mua në situata siç ua kam bërë unë tjerëve’’- u shpreh Stresi.

Fatmirësisht situata mes Jozit dhe Stresit është qetësuar pasi këngëtari u shfaq duke drekuar me babain e reperit duke treguar se nuk kanë më inate me njëri-tjetrin dhe se të gjitha mosmarrëveshjet janë sheshuar. Versus.al

Poll