Një rast i rëndë i mbajtjes pa leje të municionit luftarak dhe lëndëve plasëse është goditur nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative.
Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Aldo Collari, 35 vjeç, banues në Vlorë, policia sekuestruan 158 fishekë luftarakë dhe një kallëp lënde plasëse, të dyshuar si tritol, të cilat ruheshin në mënyrë të paligjshme.
Pas veprimeve procedurale, A. C. u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme ligjore.
Ky rast vjen në vijim të goditjeve të pandërprera të policisë ndaj veprimtarive kriminale që kërcënojnë sigurinë publike në qytet.

