AKTUALITET /

''Çështje komplekse'', GJKKO zgjat me 3 muaj afatin e hetimeve për aferën e ''Bankers''

Shkruar nga Versus
''Çështje komplekse'', GJKKO zgjat me 3 muaj
Ish-administratori Leonida Çobo, një prej të pandehurve dhe CEO kinez, Hongping Xiao

Gjykata e Posaçme ka zgjatur me 3 muaj afatin e hetimeve për dosjen ‘Bankers Petroleum’ ku u zbulua se kompania kishte kryer evazion fiskal ndër vite duke i shkaktuar shtetit miliona euro dëm pavarësisht se kishte shitur naftë dhe kishte përfituar 532 miliardë lekë ndër vite.

Shkak për zgjatjen e hetimeve është bërë kërkesa e prokuroreve Enkeleda Millonai dhe Anita Jella të cilat e kanë konsideruar këtë dosje si një çështje shumë komplekse. Kërkesa u miratua nga gjyqtari Erion Çela.

Për këtë aferë të madhe, i vetmi që ndodhet në burg është CEO kinez i kompanisë, Hongping Xiao, ndërsa të gjithë të pandehurit e tjerë janë në masa më të buta sigurie, si arresti i shtëpisë. Hetimet lidhen me deklarime të dyshimta Bantatimore dhe shmangie të detyrimeve financiare në periudhën 2004–2024, duke shkaktuar dëm të konsiderueshëm financiar në buxhetin e shtetit.

Kompania deklaronte çdo vit humbje duke shmangur kështu edhe tatimin mbi fitimin dhe duke përfituar nga rimbursime të dyshimta të TVSH. Versus.al

Poll