AKTUALITET /

VIDEO/ Naftëtarët në protestë për bukën e gojës, njëra prej zyrtareve të 'Bankers' me cigare, bën sehir me ta

Pavarësisht se nuk dihet ende roli i zyrtares në 'Bankers Petroleum', reagimi i saj për protestën ka ngjallur revoltë tek naftëtarët.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Naftëtarët në protestë për bukën e

Naftëtarët e Bankers Petroleum prej 15 ditësh tashmë protestojnë dhe disa prej tyre kanë hyrë në grevë urie duke kërkuar rritje pagash dhe kushte më të mira pune në kompaninë e cila pavarësisht se ka shfrytëzuar resurset shqiptare, ka zhvatur shtetin shqiptar duke kryer miliona euro evazion fiskal.

Megjithë ish-drejtuesit e arrestuar për miliona euro që i nxirrnin jashtë vendit, ata që kanë mbetur totalisht në harresë janë naftëtarët të cilët sot zhvilluan një protestë para zyrave qëndrore të kompanisë në Fier.

Ajo çfarë i revoltoi protestuesit ishin drejtuesit e ‘’Bankers Petroleum’’, mes tyre një grua e cila nga tarraca ku po pi cigare shikon naftëtarët dhe qesh.

Nuk dihet çfarë roli ka në kompani personi në pamjet e siguruara ndërsa sjellja e saj mesa duket ka revoltuar naftëtarët. Versus.al

Poll