E ndërsa disa orë na ndajnë nga nisja e procesit të votimit në mbarë vendin për zgjedhjen e qeverisë së re, SPAK-u dhe agjentë të BKH-së kanë zbarkuar në Vlorë.
Sipas informacioneve në qarkun e Vlorës ka mbërritur Prokurori i Posaçëm Bledar Maksuti, ndërsa ditën e neserme do të jetë prezente dhe Prokurorja e Posaçme Elida Kaçkini. Ata, së bashku me agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit do të ndjekin nga afër të gjithë procesin e votimit dhe të numërimit të votave.
Deri më tani nuk janë konstatuar parregullsi nga ana e prokurorëve të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, teksa theksojmë se Prokuroria e Përgjithshme e Sarandës ka regjistruar 2 procedime penale, ndërsa organi i akuzës së Vlorës 1 procedim penal.
Ndërkohë agjentët e BKH-së janë shpërndarë në të gjitha bashkitë e qarkut Vlorë.







