Aktivistja konservatore Evi Kokalari ka reaguar ndaj një pjese të emisionit “Opinion” të Blendi Fevziut mbrëmjen e djeshme (5 shkurt 2026), ku u trajtua dosja e Jeffrey Epstein-it dhe pretendimi se avioni i tij është ulur në aeroportin e Rinasit.
Sipas Kokalarit, informacioni i prezantuar për një fluturim të Epstein-it drejt Shqipërisë në vitin 2018, bazuar në kodin e aeroportit “ALB”, është i pasaktë dhe i gabuar.
Ajo sqaron se “ALB” është kodi zyrtar i aeroportit ndërkombëtar të Albany, në New York.
Postimi i Elvi Kokalarit:
Fevziu mbrëmë kishte një segment ku pretendonte se Jeffrey Epstein kishte ardhur në Shqipëri më 11 shtator 2018.
I gjithë ky “zbulim” u bazua në një flight log të gjetur mes dokumenteve të lëshuara së fundmi nga DOJ dhe në kodin ALB, që ata pretendojnë se është aeroport shqiptar.
Me gjithë udhëtimet që Fevziu ka bërë duke u nisur dhe mbërritur në Rinas këto 35 vitet e fundit, i ka shpëtuar një detaj elementar: kodi i aeroportit shqiptar është TIA, jo ALB.
ALB është kodi i aeroportit ndërkombëtar të Albany, në New York.
TIA është Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”.
Jeffrey Epstein nuk ka qenë kurrë në Shqipëri, dhe as avioni i tij nuk është ulur ndonjëherë këtu.
Gazetaria në Shqipëri të lë pa fjalë.


