
Gjyqtarja Fiona Papajorgji është zgjedhur në krye të Gjykatës Kushtetues pas ikjes së Holta Zaçajt të cilës i përfundoi mandati në mars të këtij viti.
Papajorgji ishte e vetmja kandidate për këtë pozicion dhe do të jetë në krye të Gjykatës Kushtetuese për tre vite radhazi.
"Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese zhvilloi sot, më 18 dhjetor 2025, seancën për zgjedhjen e Kryetarit të ri të Gjykatës Kushtetuese. Në përfundim të procesit të votimit, në bazë të parashikimeve ligjore, Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, me vendimin nr.14, datë 18.12.2025, zgjodhi njëzëri zonjën Fiona Papajorgji në detyrën e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese",- thuhet në njoftimin zyrtar.
Ky vendim i njoftohet Presidentit të Republikës, Kryetarit të Kuvendit dhe Kryetarit të Gjykatës së Lartë./Versus.al

