
Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me bimë në Ulëz.
Sipas të dhënave paraprake, përhapja e flakëve është favorizuar nga temperaturat e larta dhe era e fortë, duke vështirësuar ndërhyrjen në terren.
Në zonë ndodhen forcat zjarrfikëse, të mbështetura nga punonjës të Bashkia Mat, të cilët po punojnë për izolimin dhe shuarjen e zjarrit, me qëllim parandalimin e përhapjes së tij në sipërfaqe të tjera.
Autoritetet dyshojnë paraprakisht se zjarri mund të jetë shkaktuar qëllimisht, ndërsa kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes./Versus.al

