Afrimiteti mes Indrit dhe Klevisës në Ferma VIP dhe mundësia e një romance mes tyre shihet me shqetësim nga familja e 19-vjeçares nga Lezha.
E motra në një intervistë në media ka hedhur poshtë çdo aludim për interes nga ana e motrës së saj.
“Klevisa është vajzë e re, mund të ketë disa mangësi në shprehje, prandaj mendoj që është bërë një rrëmujë, një keqkuptim i madh.
Flas për situatën me Indrin. Është bërë thjesht një rrëmujë padashje, sepse Klevisa nuk ka dhe nuk do ketë kurrë interes për Indrin, ju a siguroj. Është perceptimi i publikut”, u shpreh ajo.
Në debat ndërhyri edhe Albano, i cili theksoi se diskutimi nuk lidhet vetëm me Klevisën, por me afrimitetin e dukshëm të Indrit pas largimit të Vanesës.
“Pyetja është: a ka gjë Indri me Klevisën? Këtë po diskutojmë. Të gjithë po themi që sapo doli Vanesa, Indri u afrua me Klevisën”, tha ai.
Sebastiana pranoi se afrimiteti është vënë re nga të gjithë, por u shpreh e shqetësuar për diferencën në moshë mes tyre.
“Distanca që kanë në moshë, shpresoj shumë që Indri të mos ketë interes. Një burrë i moshës së Indrit të ketë një pëlqim për një vajzë 19-vjeçare është shqetësuese. Klevisa aty është komplet vetvetja, siç është në shtëpi dhe me shoqërinë. Nuk ka bërë ndonjë lojë të pisët apo të ketë vënë maskë”, deklaroi ajo.

