
Momente tensioni ka patur mbrëmjen e sotme në sheshin para Kryeministrisë ku po zhvillohet protesta e 9-të kundër investimeve në Zvërnec.
Ndërsa protestuesit thërrisnin “opozitë e shitur”, një tjetër grupim të rinjsh të FRPD që mbështesnin Berishën kërkuan të mos lëshoheshin akuza drejt liderit të PD.
Si përgjigje, morën thirrje të tjera nga protestuesit që thanë “PD jashtë” dhe “mos provokoni”. Vijuan edhe frazat “Berisha në burg”, “poshtë patronazhistët.”

