AKTUALITET /

GJKKO e la në arrest shtëpie, Gjykata e Lartë liron ish-drejtoreshen e AKSHI-t, Mirlinda Karçanajn

Sipas vendimit, ndaj Karçanajt do të aplikohen masat “ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “detyrim paraqitje”.

Shkruar nga Versus
GJKKO e la në arrest shtëpie, Gjykata e Lartë liron
Mirlinda Karçanaj

Gjykata e Lartë ka vendosur të zbusë masën e sigurisë ndaj ish-drejtoreshës së AKSHI, Mirlinda Karçanaj, duke i hequr masën “arrest në shtëpi”.

Sipas vendimit, ndaj Karçanajt do të aplikohen masat “ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “detyrim paraqitje”, ndërsa ajo duhet të paraqitet pranë policisë gjyqësore të martën e parë dhe të tretë të çdo muaji, në orën 10:00.

Karçanaj kishte kërkuar më herët shfuqizimin e masës së sigurisë të vendosur nga GJKKO, duke paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë kundër vendimeve të shkallëve të mëparshme.

Ish-drejtoresha e AKSHI-t është nën hetim nga SPAK për çështje që lidhen me abuzime në tendera publikë. Më 16 dhjetor 2025, me urdhër të SPAK, u lëshuan tetë masa sigurie ndaj Karçanajt dhe disa zyrtarëve të tjerë të AKSHI-t.

Emri i saj u përfshi në një periudhë tensionesh për institucionin, ku hetimet për korrupsion dhe shpërdorim fondesh kanë përmendur edhe biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri.

Në vendimin e saj, Gjykata e Lartë la në fuqi masat e sigurisë për rekursuesit Erjon Ismaili dhe Gëzim Hoxha, ndërsa ndryshoi vetëm masën ndaj Karçanajt./Versus.al

Poll