AKTUALITET /

Humb jetën tragjikisht burri i modeles shqiptare! Përplasi kokën tek dera e xhamit teksa festonte

Vetëm pak orë para ngjarjes, Hall kishte publikuar një video ku shfaqej duke festuar.

Shkruar nga Versus

Humb jetën tragjikisht burri i modeles shqiptare! Përplasi kokën

Jake Hall, ylli i serialit të njohur britanik ‘’Towie’’ ka ndërruar jetë në moshën 35 vjeçare në Spanjë ku po qëndronte me pushime së bashku me gruan e tij shqiptare, Misse Beqiri.

Mediat britanike shkruajnë se Hall u gjet pa shenje jete në një vilë pushimi në Santa Margalida pas një feste me miqtë e tij. Dyshohet se 35 vjeçari goditi kokën aksidentalisht në një derë xhami teksa festonte në vilën që kishte marrë me qira.

Autoritetet spanjolle kanë marrë në pyetje disa persona që ndodheshin në vilë, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes. Deri tani nuk raportohet për të arrestuar.

Pak orë para ngjarjes, Hall kishte publikuar në Instagram video nga momentet e tij në Spanjë, ku shfaqej duke pikturuar, duke ecur në rrugët e qytetit dhe duke kaluar kohë me vajzën e tij 8-vjeçare, River.

Jake Hall u bë i njohur në vitin 2015 përmes “TOWIE”, ndërsa në jetën personale kishte një lidhje të njohur me modelen e njohur shqiptare Misse Beqiri, me të cilën kishte edhe një vajzë. Pasi u largua nga televizioni, ai u përqendrua te bizneset e modës dhe markat e tij të veshjeve.

Figura të njohura të showbiz-it britanik kanë reaguar me mesazhe ngushëllimi pas lajmit për ndarjen e tij nga jeta. Versus.al

Poll