AKTUALITET /

I bllokuan numrin e biznesit, eksperti i IT-së 'shpërthen' kundër Vodafonit: Kompani ordinere, amatore e degjeneruar!

Progni akuzon Vodafone-n si “kompani ordinere, amatore dhe të degjeneruar” dhe thotë se po kërkon një avokat për të ndjekur çështjen në gjykatë, për shkak të stresit dhe dëmit të shkaktuar.

Shkruar nga Versus
I bllokuan numrin e biznesit, eksperti i IT-së  'shpërthen'
Foto ilustruese

Eksperti i njohur i IT-së, Gent Progni, ka publikuar një reagim të ashpër ndaj Vodafone, duke akuzuar kompaninë se i ka bllokuar numrat e biznesit në mënyrë të pajustifikuar dhe duke dëmtuar aktivitetin e tij profesional.

Progni shpjegon se një nga numrat e biznesit është kontaktuar nga Vodafone me pretendimin se kontrata kishte përfunduar. Personi që u përgjigj telefonatës ka sqaruar se administratori ndodhej në Kanada dhe mund të kontaktohej vetëm pas orës 14:00. Megjithatë, sipas tij, Vodafone ka vendosur të bllokojë numrat, duke paralizuar komunikimin e biznesit.

Ai tregon se është zgjuar në orën 03:40 të mëngjesit për shkak të këtij problemi dhe, pavarësisht përpjekjeve për të kontaktuar kompaninë për më shumë se dy orë, nuk ka marrë asnjë zgjidhje. Numrat vazhdojnë të jenë të bllokuar.

Progni akuzon Vodafone-n si “kompani ordinere, amatore dhe të degjeneruar” dhe thotë se po kërkon një avokat për të ndjekur çështjen në gjykatë, për shkak të stresit dhe dëmit të shkaktuar. Ai kritikon ashpër edhe autoritetet e mbrojtjes së konsumatorit, duke i akuzuar për mbyllje të syve përballë veprimeve të kompanisë.

Statusi i plotë i Gent Prognit: 

Shikoni ne cfare gallate jetojme: Vodafone telefonon nje nga numrat qe biznesi im ka ne kontrate dhe i thote qe ka mbaruar kontrata dhe duhet rinovuar… personi i pergjigjet qe administratori eshte ne Kanada dhe mund ta merrni ne telefon ne oren 14:00 sepse atje eshte shume heret .
Operatori vodafone bllokon numrat se nuk eshte rinovuar kontrata dhe prish pune nje biznesi!
Nderkohe mua me zgjojne nga gjumi ne oren 3:40 dhe kam 2 ore e 20 minuta qe nuk lidhem dot ne asnje kanal komunikimi ta zgjidh problemin dhe numrat vazhdojne te bllokuar!
Do doja shume te gjeja nje avokat qe ka nerva dhe ti shkoj deri ne fund dhe ti marr lek per stresin dhe demin qe po me shkaktojne.
Kompani ordinere, amatore e degjeneruar! Se per autoritetin e mbrojties se konsumatorit/konkurences spo flas se jua mban Theodhoriu grate ne pune dhe e mbyllin nje sy!!/Versus.al

 

Tags:

vodafon

Poll