AKTUALITET /

Erdogan i dhuroi revolverin, Rama do ta vendosë në Muzeun e Kryeministrisë

Erdogan zgjodhi një dhuratë të pazakontë për liderët e NATO-s në përfundim të samitit në Ankara, një revolver i prodhimit turk Sars

Shkruar nga Versus

Erdogan i dhuroi revolverin, Rama do ta vendosë në Muzeun e

Revolveri i dhuruar nga Presidenti Erdogan për kryeministrin Edi Rama, do të vendoset në muzeun e dhuratave që ndodhet në Kryeministri.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan zgjodhi një dhuratë të pazakontë për liderët e NATO-s në përfundim të samitit në Ankara, një revolver i prodhimit turk Sars?lmaz SR 38, një armë me tambur me kapacitet gjashtë fishekë, e aftë të përdorë municion 357 Magnum dhe 38 Special.

Revolveri ka mekanizëm me veprim të dyfishtë dhe është ndërtuar prej çeliku të farkëtuar./Versus.al

 

Poll