AKTUALITET /

FOTO/ U vra me armë gjahu nga bashkëshorti, kjo është Bardha Ziçi nga Shkodra. 54-vjeçarja do të përcillet nesër në banesën e fundit

Xhelozia e 64-vjeçarit Shtjefën Ziçi. mbetet pista kryesore mbi të cilën po ndërtohet e gjithë dinamika e krimit.

Shkruar nga Versus

FOTO/ U vra me armë gjahu nga bashkëshorti, kjo është Bardha

Publikohet foto e viktimës së dhunës në familje në Shkodër një ditë më parë (9 korrik).

“Versus Albania” ka siguruar foton e Bardhe Ziçit e cila u ekzekutua nga bashkëshorti i saj me armë gjahu, Shtjefën Ziçi.

Mësohet se ceremonia e varrimit të 54-vjeçares do të bëhet ditën e nesërme, ndërsa autori i krimit akoma nuk ka dhënë deklaratë të plotë mbi shkaqet që e çuan drejt këtij akti barbar.

Xhelozia e 64-vjeçarit Shtjefën Ziçi. mbetet pista kryesore mbi të cilën po ndërtohet e gjithë dinamika e krimit.

Pamjet e kamerave të sigurisë kanë dokumentuar momentet që paraprinë ngjarjen. Hetimet paraprake tregojnë se gjithçka nisi pas një debati mes bashkëshortëve, kur 64-vjeçari i kërkoi gruas telefonin celular.

 Pas konfliktit, ai u fut në banesë, mori armën e gjahut që e posedonte me leje dhe doli sërish jashtë, ku dyshohet se qëlloi dy herë në drejtim të 55-vjeçares, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Pavarësisht pretendimeve të mbrojtjes se ngjarja ishte aksidentale, hetuesit nuk e mbështesin këtë version.

Avokatët e autorit pretendojnë se ai kishte marrë armën për ta pastruar dhe nuk e dinte që ishte e mbushur me fishekë, ndërsa shtojnë se arma ishte ngarkuar disa ditë më parë nga bashkëshortja pa dijeninë e tij.

Megjithatë, provat e mbledhura deri tani, përfshirë pamjet filmike dhe dëshmitë e personave që kanë dijeni për ngjarjen, nuk përputhen me këtë pretendim. Për këtë arsye, grupi hetimor vijon të hetojë xhelozinë si motivin kryesor të vrasjes./Versus.al

Poll