
Dhjetëra qytetarë vlonjatë, zgjodhën mbrëmjen e sotme, në ditën e 41-të të revoltës qytetare kundër projektit të Zvërnecit, të solidarizohen me protestuesit në Tiranë.
Edhe në sheshin e Flamurit u dëgjua mbrëmjen e sotme thirrja “Rama jepe dorëheqjen”.
Ditën e shtunë, organizatorët e protestës kanë lajmëruar një tubim të madh si dhe kanë bërë thirrje për bojkotim të koncertit të Kanye West./Versus.al

