
Ka nisur mbrëmjen e sotme protesta e 41-të antiqeveritare në sheshin para Kryeministrisë.
Mijëra qytetarë u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, më pas iu drejtuan bulevardit të madh.
“Thanë se ne do të lodhemi dhe nuk do ta vazhdonim më këtë rezistencë por gabuan”, tha një nga protestuesit në nisje të mitingut.
"Rama në burg, Berisha në burg, është thirrja e një populli që ka guxim, që ka vizion që është I gatshëm të sakrifikojë jo vetëm 41 ditë por më shumë se kaq, për ta bërë Shqipërinë.
Këta nuk e bënë për 13 vjet dhe nuk do ta bëjnë nëse do i lëmë edhe më shumë. Nuk është më çështje numra, mos bini në kurthin e atyre që duan ta kthejnë këtë protestë në çështje numrash. Këtë çështje e kemi fituar sepse kemi arritur protestën në numra më të mëdha se asnjëherë më parë.
Këta tani bëjnë postime që janë në panik, janë me shpatulla pas murit. Kanë krijuar një polici virtuale me në krye Taulant Ballën. A mundet një qeveri që është më e korruptuara, të na bëjë mora. Ky kryeministër që thotë se do na çojë në Europë, po ndjek shembullin e komunistëve, e nis ditën me fletërrufe digjitale”, u shpreh një protestues./Versus.al

