AKTUALITET /

Ish-pronari i tokës në proces gjyqësor me kishën katolike, i vihet zjarri një godine të pabanuar në Durrës

Ngjarja është regjistruar në lagjen nr. 3 të qytetit, ku sipas informacioneve paraprake zjarri ka rënë në një shtëpi të pabanuar.

Shkruar nga Versus

Ish-pronari i tokës në proces gjyqësor me kishën katolike, i

Një zjarr ka përfshirë një banesë në qendër të Durrësit, në afërsi të kishës katolike “Shën Lucia” dhe pranë godinës së bashkisë.

Ngjarja është regjistruar në lagjen nr. 3 të qytetit, ku sipas informacioneve paraprake zjarri ka rënë në një shtëpi të pabanuar.

Një familje durrsake është në konflikt gjyqësor me kishën  katolike e cila ndodhet ngjitur me godinën ku ka rënë zjarri.

“Është objekti më i vjetër në Durrës. Ka qenë i banuar, por e lanë të rrënohej që ta përvetësonin. Ky është truall i fisit Goga, unë jam trashëgimtari. Është hera e dytë që i vënë zjarrin. Jam në proces gjyqësor. Kërkon ta përvetësojë kisha truallin”, tha banori.

Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve, por përballë tyre është paraqitur një vështirësi për shkak të rrugicave të ngushta dhe ndërtimeve pa kriter në zonë, të cilat kanë penguar afrimin e shpejtë të mjeteve zjarrfikëse./Versus.al

Ish-pronari i tokës në proces gjyqësor me kishën katolike, i Ish-pronari i tokës në proces gjyqësor me kishën katolike, i  

.

Poll