
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë lajmëruar heqjen e të drejtës së rinovimit për viza për gratë që shkojnë për të lindur.
Ambasada amerikane në Tiranë përmes një postimi në Instagram njofton se nëse ata përdorin programin Medicaid për mbulimin e shpenzimeve mjekësore, ky veprim i tyre mund të ndikojnë në të drejtën për të rinovuar vizat në të ardhmen.
“Shumë prindër shqiptarë me viza turistike udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara me qëllim për të lindur atje dhe përdorin programin Medicaid për të mbuluar kujdesin mjekësor.
Këto shpenzime u kalojnë taksapaguesve amerikanë, dhe ata prindër mund të mos kenë të drejtë t’i rinovojnë vizat e tyre në të ardhmen”, thuhet në reagimin e Ambasadës Amerikane./Versus.al

