AKTUALITET /

I dyshuari si 'ushtari' i Ergys Agasit u pezullua, komandohet zv.drejtori i ri i policisë së Tiranës

Shkruar nga Versus
I dyshuari si 'ushtari' i Ergys Agasit u pezullua, komandohet
Ish-zv drejtori Erion Ismaili, biznesmenët Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi

Besmir Dervishi është emëruar nëndrejtor i policisë së Tiranës duke zëvendësuar Erion Ismailin pas skandalit ku ky i fundit rezultoi të ishte i përfshirë.

Dervishi ka mbajtur më parë disa detyra në policinë e shtetit, si shef i komisariatit numër 3 dhe 5 në Tiranë, si dhe së fundmi ishte shef i Seksionit të Krimeve ndaj Pronës në DVP Tiranë.

Kujtojmë se ish-zv drejtori Ismaili po hetohet nga SPAK në kuadër të grupit kriminal të AKSHI-t të drejtuar nga biznesmenët e shpallur në kërkim Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri. Ismaili dyshohet si i përfshirë në pengmarrjen e biznesmenit Gerond Meçe. Versus.al

Poll