AKTUALITET /

“Kishin dialekt të Elbasanit”, Meçe u rrëmbye nga persona me veshje të BKH, roli i zv.drejtorit të policisë dhe njerëzit e Çopjave

Meçe u mor peng më 12 gusht të këtij viti me një automjet tip "Land Rover Defender' në pronësi të Endri Merkajt, vëllait të Klajdit Merkajt, të arrestuarit nën dyshimin se pastronte paratë e vëllezërve Çopja.

Shkruar nga Versus
“Kishin dialekt të Elbasanit”, Meçe u rrëmbye nga
Nëndrejtori i policisë Tiranë Erion Ismaili, Gerond Meçe dhe Ergys Agasi dhe pamje nga rrëmbimi i Meçes

Pengmarrja e biznesmenit Gerond Meçe për të hequr dorë nga tenderat e AKSHI-t dhe ankimet e bëra, sipas SPAK është realizuar në formën e grupit të strukturuar kriminal ku përveç biznesmenëve Ergys Agasi e Ermal Beqiri përfshihet edhe drejtoresha e AKSHI-t për shkak se informacionet diskrete kishin rrjedhur nga ky institucion sa u takon veprimeve të kompanisë së Gerond Meçes.

Në një prej pamjeve filmike të administruara nga pajisja përgjuese që Ergys Agasi kishte në zyrën e tij, është konstatuar një video e takimit të tij me biznesmenin Ermal Beqiri ku diskutohet për 2 tendera të AKSHI-t për procedurë dhe aty përmendet kompania e Meçes ‘ABS’.

Biznesmeni ka deklaruar se ai dyshon se rrëmbimin e tij e ka kryer Beqiri për shkak se pas çdo procedure tenderimi qëndronin një prej kompanive të tij apo të lidhura me të. Ndërsa për ta mbështetur këtë pretendim Meçe ka bërë me dije në dëshminë e tij se para se të merrej peng, administratorja e "Soft&Solution" e Ermal Beqirit i ka shkuar në zyrë dhe ka kërkuar të takohet me të. Pasi Meçe nuk e kishte pritur ajo ishte larguar duke thënë në dalje “kështu do vazhdoni ju të bashkëpunoni me ne”.

Pas kësaj kanë filluar problematikat e kompanisë lidhur me bllokimin e procedurave me AKSHI. Këtu përmend një procedurë me Hardëare e AKSHI, që është futur bashkë me kompaninë InfoSoft, e cila u zhvillua dy herë dhe u anullua pa shkaqe të arsyeshme. Kur InfoSoft u fut herën e tretë vetëm, u shpall fitues. Pas këtij momenti fillon edhe historia e ankimimeve që u bë edhe shkak i rrëmbimit.

Përsa i takon mosdenoncimit, biznesmeni përmend faktin se nëndrejtori i policisë së Tiranës i cili është pezulluar nga detyra me urdhër të GJKKO, gjatë periudhës janar-shkurt 2025 nëpërmjet një personi tjetër që nuk i kujtohet i kishte kërkuar të qëndronte sa më larg AKSHI-t.Ismaili reuzlton të jetë lidhje e Agasit dhe Beqirit pasi në datën 30 tetor të vitit 2023 është takuar me të dy në zyrën e Agasit.

Përfshirja e Çopjave në rrëmbimin e Meçes

Biznesmeni është marrë peng me një mjet “Land Rover Defender” i cili është në pronësi të Endri Merkajt, vëllai i Klajdi Merkajt i cili është i arrestuar nën dyshimin se pastronte paratë e vëllezërve Hajdar e Franc Çopja, të njohur si krerët e një grupi ndërkombëtar të trafikut të drogës.  Sipas Meçes, dy prej personave që e kishin rrëmbyer kishin dialekt nga zona e Elbasanit. Madje njëri prej tyre i kishte thënë se po ta shihte në Elbasan do ta përshëndeste.

Më 12 gusht të këtij viti persona me veshje që mbanin mbishkrimin ‘POLICIA’ dhe ‘BKH’ e kanë rrëmbyer Meçen dhe e kanë dërguar në Elbasan. Ai është liruar vetëm pasi personat të cilët e morën peng konfirmuan se ai ishte tërhequr nga tenderat e AKSHI-t. Versus.al

Poll