
Detaje të rënda janë mësuar nga krimi makabër që tronditi gjithë vendin pasi 26 vjeçarja Emanilda Rama vrau të atin në Fier në bashkëpunim me 55 vjeçarin Çlirim Dogani dhe nënën e saj Valbona Rama.
Mësohet se autorja kishte lidhje intime me bashkëpunëtorin Çlirim Dogani, gjë që nuk pranohej nga babai i saj Anesti Rama.
Akti makabër është kryer duke përdorur një tel me të cilin 26 vjeçarja ka shtrënguar për fyti babain e saj, teksa bashkëpunëtori Çlirim Gjata i mbante duart.
Në momentin kur ndodhi krimi, e pranishme ka qenë edhe e ëma e autores, Valbona Mema e cila gjithashtu akuzohet si bashkëpunëtore në krim. Çlirim Dogani rezulton të jetë baba i fëmijëve në moshë madhore, ndërsa 26 vjeçarja fillimisht tentoi ta fshehte autorësinë e tij, duke deklaruar se çdo gjë e kishte bërë ajo. Versus.al







