
Në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, kanë nisur të grumbullohen qytetarë që protestojnë në ditën e 12-të kundër qeverisë.
Një prej tyre është dhe influencerja Griselda Katirai e cila ndryshe nga ditët e tjera mban një jastëk me vete duke thënë se protestuesit do ta gdhijnë poshtë dritares së Ramës.
“Nëse është e nevojshme do të flemë para Kryeministrisë. Mos të na ironizojë Rama ne influencerave.
Tepsia kërkon kurban, Ramën dhe Berishën. Unë protestoj sepse kupa është mbushur. Nuk duam investime lukse por spitale.
Një e sëmurë shkon të bëjë serumin e të marrë veten, jo të shkojë të blejë serumin sepse nuk ka spitali.
Shqiptarët të mblidhen të gjithë dhe ta gdhijmë para Kryeministrisë nëse është e nevojshme”, tha ajo.

