AKTUALITET /

Kokaina e fshehur pas radios së makinës, arrestohet shqiptari në Itali, ishte pjesë e rrjetit të trafikut të narkotikëve

Sipas autoriteteve, i riu dyshohet për posedim dhe fshehje të rreth 100 gramëve kokainë të pastër në automjetin e tij, si dhe për shpërndarje të lëndës narkotike në doza të gatshme për shitje

Shkruar nga Versus

Kokaina e fshehur pas radios së makinës, arrestohet shqiptari në

Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në San Benedetto del Tronto, në kuadër të një operacioni antidrogë të zhvilluar nga Polizia di Stato.

Sipas autoriteteve, i riu dyshohet për posedim dhe fshehje të rreth 100 gramëve kokainë të pastër në automjetin e tij, si dhe për shpërndarje të lëndës narkotike në doza të gatshme për shitje.

Ai u ndalua fillimisht në një lokal në qendër të qytetit, i cili ishte nën monitorim si një pikë e dyshuar për trafik droge. Gjatë kontrollit personal, policia gjeti shtatë doza kokaine të përgatitura për shitje.

Kontrollet e mëtejshme çuan në gjetjen e automjetit të tij tip “Volkswagen”, ku në ndarjen e radios u zbulua një bllok kokaine me peshë rreth 100 gramë, së bashku me doza të tjera të parapaketuara.

Në banesën e tij në Martinsicuro, autoritetet sekuestruan gjithashtu një peshore elektronike, materiale për paketimin e drogës dhe rreth 2,700 euro cash, që dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti i paligjshëm.

Gjykata e Ascoli Piceno ka vendosur masë sigurie ndaj tij, duke e detyruar të paraqitet dy herë në ditë në polici, në pritje të procesit gjyqësor.

Poll